SPORT

Moxhi sërish në Tiranë, këtë herë i ftuar nga Partizani

Ish-drejtori ekzekutiv i Juventusit, Luçiano Moxhi do të mbërrijë mëngjesin e të enjtes në Shqipëri për të takuar nga afër drejtuesit e Partizanit.

Partizani dhe Moxhi pritet të nisin një bashkëpunim për të ardhmen.

Moxhi do të jetë i ftuar nga presidenti Demi dhe pritet që në të ardhmen të diskutohet mundësia e qënies si këshilltar pranë klubit të kuq për çështjet teknike.

Ai do të qëndrojë në Tiranë deri të hënën në mëngjes dhe do të jetë i pranishëm në ndeshjen Vllaznia-Partizani.