• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Mourinho refuzon stolin e Lyon, pret një telefonatë nga Daniel Levy


    Jose Mourinho refuzon stolin e Olympique Lyon. Presidenti i klubit francez Jean-Michel Aulas i ka ofruar rolin e trajnerit, 56-vjeçarit luzitan pas shkarkimit të brazilianit Sylvinho për shkak të rezultateve të dobëta por Mourinho e ka refuzuar këtë ofertë pasi pret një telefonatë nga Daniel Levy, presidenti i Tottenham për të marrë vendin e Pochettinos te Spurs-at në rast se argjentinasi shkarkohet nga drejtimi i klubit londinez. Pas ofertës që ka marrë nga Aulas, përgjigjia e Special One ka qenë e prerë një jo e thatë për numrin 1 të Lyonit i cili duhet të shikojë për alternativa të tjera. Më parë Mourinho ka refuzuar edhe dy oferta të tjera që nuk i janë dukur bindëse një nga Benfica për t’u rikthyer në Portugali dhe një tjetër nga Kina e Largët për të marrë drejtimin e Guangzhou Evergrande. Mourinho i cili prej pothuajse po qëndron pushim pret të ulet në stolin e një tjetër skuadre me emër që pas shkarkimit nga stoli i United. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]