SPORT

Mourinho mendon për merkaton, nis kontaktet me mesfushorin belg

Mourinho mendon për merkaton, nis kontaktet me mesfushorin belg

Eksperienca në Kinë mund të ketë përfunduar për mesfushorin belg, Marouane Fellaini.

32-vjeçari ka qënë deciziv për Shandong Luneng, por niveli i ulët i futbollit në kampionatin aziatik, duket se e ka lodhur Fellainin. Kjo ka ngjallur interesin e shumë skuadrave, me "DH Net" që zbulon edhe destinacionin e tij të ri.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Fellaini ka nisur kontaktet për një rikthim në Premier League. Tottenham Hotspur e ka në listën e dëshirave të saj, me teknikun, Jose Mourinho që e kërkon me çdo kusht në ekip.

Dyshja njihet prej kohësh, me luzitanin që e ka drejtuar mesfushorin gjatë kohës kur ishte pjesë e Manchester United. Bisedimet janë në fillesat e saj, me transferimin që mund të ndodh që në merkaton e janarit. /XH.K