Sport Te gjitha

Mourinho: Ibrahimovic mund të luajë kundër Man City


Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk e ka sqaruar nëse Zlatan Ibrahimovic do të zbresë nga minuta e parë të dielën në derbi ndaj Manchester City, por tha se suedezi ka shanse të mëdha që të luajë. Ibra është duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë që e pësoi në fund të sezonit të kaluar.

Ai është kthyer në aksion disa ndeshje më parë, por Mou nuk e ftoi në Champions League pasi siç tha ai; “gjuri ka nevojë për trajtime të vazhdueshme”.

“Kush mungon dhe kush do të luajë, është gati Ibrahimovic? E vërteta është kështu; Eric Bailly është jashtë për këtë vikend, Phil Jones ka shanse të luajë, Marouane Fellaini ka shans, Zlatan ka shans të madh dhe Nemanja Matic është i lënduar, por do të luajë sigurisht”, ishte përgjigjja e portugezit. /XH.K

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *