• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Mourinho flet për gjithçka: Guardiola, United, Pogba, finalja e Champions-it dhe PSG


    Jose Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen franceze “L’Equipe” ku ka folur për gjithçka ndodhur në karrierën e tij dhe të ardhmen që e pret.

    Trajneri i PSG-së?

    “Është e pamundur, nuk mund të drejtosh një skuadër që ka trajner. Duhet të më pyesni për një klub që i ka dyer e hapura.”

    Pse nuk fiton PSG?

    “Është një klub me dimension global, me lojtarë të këtij niveli. Ende nuk kanë fituar në nivel Europian dhe kjo është shumë e rëndësishme. E kam thënë edhe për trajnerët: Mund të kesh kualitet të lartë, por nëse në fund nuk ke arritur të fitosh në nivel evropian, atëherë diçka mungon.   PSG është në këtë fazë. Ata fitojnë gjithmonë në Francë, ashtu si Juventus dhe Bayern, ata janë lider të futbollit francez, por është mbrapa klubeve më të mëdha të Europës.”

    Pogba, shkaktar i problemeve të tij tek United?

    “Nuk mund të them që Pogba ishte përgjegjës për situatën e krijuar. Nuk jam viktimë e Pogba.”

    Problemi me Martial i njëjtë si me Benzema?

    “Me Karim nuk kisha konflikt. Doja vetëm ta ndihmoja që të bëhej lojtar i jashtëzakonshëm dhe t’i ndryshoja mentalitetin e tij. Ta ndihmoja të arrinte maksimumin dhe të kthehej në një vrasës. E shijova punën me Karim.”

    Pochettino dhe Klopp?!

    “E admiroj punën  e të dyve. Ata meritojnë të fitojnë diçka të madhe dhe nuk ka më mirë sesa të ngresh trofeun e Champions League, por njëri nga ata do të humbasë. Klopp do të luajë finalen e tij të tretë. Unë nuk e imagjinoj dot ndjesinë e të luajturit tre finale dhe të mos fitosh. Pochetttino, çfarë ka fituar ai?”

    Guardiola 26 tituj, Mourinho 25…

    “Kjo më kujton që jam ende këtu, me 25 tituj. Nëse do të qëndroja tek Porto dhe Inter pasi fitova Champions League do të kisha luajtur në Superkupën e Europës, në Botërorin e Klubeve dhe mund të kisha fituar 31 tituj… Ndoshta ai nuk është i fokusuar tek shifrat.” /XH.K