• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Mourihno “thumbon” Solskjaer: Eleminimi erdhi prej teje


    Humbja 3-0 e Manchester United me Barcelonën në Camp Nou, nuk është kapërdirë dot nga Jose Mourihno.

    I ftuar në emisionin “Russia Today”, portugezi analizoi ndeshjen e anglezëve, ku vuri në dukje gabimet në taktikën e trajnerit Gunnar Solskjaer.

    “Në ndryshim nga ndeshja e parë, United bëri një gabim në markim. E lanë Messin të lëvizte lirshëm. Është e vështirë ta markosh prandaj duhet ta fusësh në “kafaz”.

    Kjo disfatë e pa skuadrën e Solskjaer të eleminuar nga Champions League. “Special One” citoi dhe vendosjen e lojtarëve të United.

    “Nuk po e kuptoja skemën. Pogba dhe McTommany lëviznin sa në një krahë në tjetrën. Përballë mbrojtjes luante Fred. Në atë pozicion ai duhej të markonte Messin i vetëm.Të markosh Messin 1 kundër 1 është e pamundur. Unë nuk do ta aplikoja kurrë këtë”.

    Aktualisht Mourihno është pa skuadër, por e ardhmja e 56 vjeçarit është e lidhur me PSG ose Interin. /XH.K