Aktualitet Kryesore Te gjitha

Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi kërkon kujdestarinë e dy fëmijëve të saj


Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi, Amelia, ka kërkuar të marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të gjyqtares.

Kërkesa e Amelia Hafizi Asllanajt është paraqitur zyrtarisht në Gjykatën Civile të Tiranës, ndërsa për t’u njohur me kërkesën është thirrur edhe babai i fëmijëve Fadil Kasemi.

Mësohet se ai e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke thënë se fëmijët nuk kanë pse të shkojnë te tezja kur mund të rrinë me të afërmit e tij.

Fildes Hafizi u vra rreth një muaj më parë nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijët. Ata aktualisht jetojnë me gjyshërit, por siç kanë deklaruar janë në gjendje të rënduar ekonomike./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *