• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Moti/Nesër ulen sërish temperaturat, por nuk do të ketë reshje


    Instituti i Gjeoshkencave njofton se nesër do të kemi ulje të mëtejshme të temperaturave veçanërisht në vlerat minimale, por nuk priten reshje.

    PARASHIKIMI METEO
    ————————–
    RESHJET
    Sot pasdite (e premte dt.11) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në pjesën perëndimore ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë), përjashtuar ekstremin veri-perëndimor, ku do të jenë në formë dëbore. Në pjesën tjetër të vendit ato do të jenë në formë dëbore.
    Nesër (e shtunë dt.12) nuk priten reshje.

    TEMPERATURAT
    Ato do të pësojnë rënie të minimumeve dhe rritje të maksimumeve.
    Më konkretisht, nesër (e shtunë dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 0 / 10 °C
    në vendet e ulëta: – 2 / 7 °C
    në vendet malore: – 9 / 3 °C

    ERA
    Sot pasdite (e premte dt.11) dhe nesër (e shtunë dt.12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në veri dhe në lindje të vendit