Aktualitet

Moti/ Sot ngrihen temperaturat me 2 gradë, por do të ketë vranësira

Kthjellimet dominojnë ultësirën perëndimore ndërsa vranësira të lehta e kalimtare shfaqen herë pas here në zonat Lindore.

Edhe pasditja do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët me vranësira të lehta, më të dukshme në zonat malore Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore, më e ndjeshme gjatë mesditës duke ngjitur maksimumin territorial në 17°C.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 18 – 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe për pasojë, në det do të vijojë dallgëzim i ulët./Tiranapost.al