Moti

Moti sot fiks si për Ditë Vere! Ja sa shkojnë temperaturat

Moti sot fiks si për Ditë Vere! Ja sa shkojnë temperaturat

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe në vijim do të kemi kalime vranësirash në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat Jugore-Juglindore. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike. Era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3 gradë mëngjesi në zonat malore deri në 22 gradë mesdita në zonat e ulëta./ Parashikimi i motit nga Meteoalb/ Tiranapost.al. 

moti