Aktualitet

Moti/ Reshjet nuk kanë të ndalur as sot

Ditën e sotme paraditja vijon me vranësira dhe reshje kryesisht shira në Veri- Qendër por reshje të izoluara do ketë në zonat Jugore. Pasditja paraqitet me përmirësim të kushteve të motit në zonat Jugore ndërsa zonat Veriore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me reshje të përkohshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë mëngjesit Por një rënie prej 2°C parashikohet gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi do të ulet në 23.

/Tiranapost.al