Aktualitet

Moti për sot, zëreni se është verë

Moti i kthjellët mbetet dominant në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në zonat malore verilindore dhe juglindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira të lehta e kalimtare do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremet në rang vendi të variojnë nga 4 në 29° C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë./ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]