Aktualitet

Moti për sot, vazhdojnë vranësirat

Edhe dita e enjte do të mbetet në ndikimin alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat gradualisht do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët, herë pas herë të shoqëruar me erë të fortë.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i vranët në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për zonat verilindore - juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi  Jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë.