Kryesore Moti Te gjitha

Moti për sot, temperaturat shkojnë në 28 gradë


Moti i kthjellët mbetet dominant në territor deri pas mesditës kur vranësira të karakterit lokal shfaqen në zonat malore Jugore e Veriore.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore. Gjatë natës, vijon dominimi i kthjellimeve në territor por vranësira kalimtare mbeten prezentë në ekstremin Verior.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në orët e para të ditës por rritja vijon gjatë mesditës kur pritet një maksimum termik mbi 28°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 2 ballë./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *