Aktualitet

Moti për sot, me reshje shiu

Moti për sot, me reshje shiu

Bëni mirë të merrni çadrën me vete. Dita sot do të dominohet nga vranësira ku herë pas here do të ketë edhe reshje shiu. Më të dendura reshjet do të jenë në zonat veriore.

Temperaturat do të vijojnë nga 2 gradë minimalja deri në 16 gradë maksimalja.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre.

Era do të fryjë e lehtë në mëngjes, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të fryjë deri në 30 km/h.

Nuk përjashtohen mundësitë për reshje të mëdha shiu në zonë.