Aktualitet

Moti për sot, priten rritje të temperaturave

Moti për sot, priten rritje të temperaturave

Edhe pse mëngjesi vijon të jetë i ftohtë dhe me temperatura të ulëta, pasditja e sotme do të dominohet nga moti i kthjellët. Kështu do të jetë në pjesën më të madhe të vendit sot. Në zonat malore pasditja do të përfshihet nga vranësira. Moti do të jetë i qëndrueshëm sot. Temperatura më e lartë sot do të arrijë në 18 gradë. Gjatë natës temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi nga 10 deri në 15 km/h.

Ndërsa për nesër, bëni mirë të merrni çadrat, pasi priten reshje shiu (por për këtë do t'ju informojmë nesër).