Aktualitet

Moti për sot, pasditja me...

Vendi do të mbetet sërish në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më të dendura duke u shtirë në pjesën më të madhe të vendin me përjashtim të zonave jugore të cilat do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët. Edhe gjatë natës, kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojneë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë valëzim të ulët./ Copyright Tiranapost.al