Aktualitet

Moti për sot, në mbrëmje fillojnë shirat

Territori mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat Veriore.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërsa zonat Veriore mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtrihen në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të pakët në ekstremin Verior dhe Verilindor të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 25 - 26°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzimi 1 - 2 ballë./Tiranapost.al