Aktualitet

Moti për sot, fillojnë reshjet e shiut

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat Qendrore por vranësira më të shpeshta do të ketë në ekstremet Veriore dhe Jugore të vendit.

Mesdita sjell shtim të vranësirave në territor duke sjellë reshje të pakta në zonat Veriore ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të territorit. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat fuqizohen duke gjeneruar reshje në pjesën më të madhe të vendit, më të dendura në zonat Veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 2-3°C pritet të shënohet gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë mesatare por deri e fortë në det, me shpejtësi 57 km/h nga drejtimi Jugor duke ri-forcuar në det dallgëzimin mbi 4 ballë./Tiranapost.al