Aktualitet

Moti i keq, rrëzohen pemë e bllokohen lundrimet në Vlorë

Era e fortë e ditës së sotme ka bërë që të krijohen probleme në qytetin bregdetar të Vlorës.

PRej 48 orësh, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka kryer itinerarin e tij duke qëndruar në kalatat e portit të Brindisit.

Ndërsa pemët janë rrëzuar nga era e fortë. Gjithashtu edhe disa biznese kanë pasur dëmtime nga moti i keq.

Kapiteneria e portit të Vlorës thotë se si pasojë e motit të përkeqësuar me erë dhe dallgë të mëdha është pezulluar lundrimi detar, asnjë mjet nuk mund të dalë në det, si anijet e mëdha, por dhe peshkarexhat, të cilat janë të ankoruara në Tri Port./ Copyright Tiranapost.al