Moti

Moti i paqëndrueshëm sot

Moti i paqëndrueshëm sot

Moti – E diel, 14 Prill 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i kushteve atmosferike të paqëndrueshme mbi territor, duke kushtëzuar vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të herë pas-herëshme, të cilat në zonat jugore herë pas-here janë në formën e rebesheve afatshkurta . NDERSA pasditja dhe mbrëmja sjellin intervale kthjellimesh në zonat bregdetare POR reshjet MBETEN në juglindje dhe përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 21-22°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./ Parashikimi i motit nga Meteoalb/ Tiranapost.al.