Aktualitet

Moti i keq. Policia Rrugore paralajmëron

Si pasojë e motit të ftohtë e me dëborë, që ka përfshirë vendin, policia rrugore i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm.
Moti i keq. Policia Rrugore paralajmëron

Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes me lëvizjen në rrugët ku ka dëborë dhe akull. Rruga në të cilën duhet pasur sa m shumë kujdes, është Rruga e Kombit. Policia ka bërë publikë numrat ku drejtuesit e mjeteve të cilët hasin vështirësi, të lajmërojnë menjëherë për t'u ardhur në ndihmë.

Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu, deklaroi se reshjet e dëborës në qarkun e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Korçës kanë bërë që trashësia e borës të jetë 20-40 centimetra.

Ai shtoi se në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, Elbasan dhe Berat ka prezencë akulli në rrugë dhe këshillon drejtuesit e automjeteve të eliminojnë shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes në lëvizjen në këto akse.