Moti

Moti i keq përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor

Moti i keq përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor

Moti – E martë, 14 Maj 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të DOMINOHET nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë shira të dobët. Pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira në të gjithë vendin, të cilët në Qëndër dhe Veri marrin dhe formë rrebeshesh.  Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 22°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Situata me motin gjendet problematike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në Bosnje janë përmbytur disa fshatra e ndërkohë në Serbi dhe Kroaci autoritetet po mbajnë në mbikëqyrje lumenjtë Danub dhe Sava, për shkak të rritjes së nivelit të reshjeve të dendura dhe rrezikut se mund të dalin nga shtrati. Në Bosnje rreth 200 shtëpi dhe rrugët përreth janë përmbytur, ekipet e shpëtimit janë vënë në lëvizje për të ndihmuar banorët.

Edhe në Maqedoni situata paraqitet e rrezikshme. Nën Urën e lumit Vardar janë grumbulluar degë të mëdha druri dhe mbeturina për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut./ Tiranapost.al. E.B