Aktualitet

Moti me diell, temperatura më e ulët shënon në Kukës dhe Korçë

Moti vijon nën ndikimin e kthjellimeve në gjithë territorin shqiptar deri pas mesditës kur sërish vranësira lokale do të shfaqen në ekstremin Verior.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në Jug dhe zonat Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në pjesën më të madhe të zonave Veriore.

Temperaturat e ajrit nuk pritet të sjellin ndryshime në temperaturat e ditës, duke ruajtur vlerat ekstremale ditore prej -2 deri 15°C.

Era do të vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.