Botë Te gjitha

Moska i përgjigjet Londrës: Asnjë media britanike nuk do të mbetet në Rusi, nëse mbyllet “Russia Today”


Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova, deklaroi se asnjë media britanike e informimit nuk do të mbetet në Rusi, nëse Londra vendos të mbyllë “Russia Today”.

Maria Zaharova doli me këtë deklaratë pas njoftimit të këshillit radioteleviziv të Britanisë Ofcom, mes të cilit thuhet se rrjeti televiziv rus RT do të humbasë lejën e frekuencës për të transmetuar në Britani, nëse strukturat britanike konklurojnë në përfundimin se prapa helmimit të ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, gjendet Rusia.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, me shkak deklaratat e Londrës për “çështjen Skripal” doli me njoftimin se: nuk duhet të kërcënoni një fuqi bërthamore. Ndërkohë, ambasadori i Britanisë në Moskë deklaroi sot se, Londra pret një shpjegim nga Rusia, për atë sesi elementi vdekjeprurës, që u përdor në sulm kundër agjentit rus në Salsberry, u gjend në Britani. “Ju përsërita pozicionin e kryeministres së Britanisë Theresa May, se presim deri në fund të ditës së sotme një shpjesim nga shteti rus, për atë sesi elementi toksik arriti të përdorej në Salsberry”, theksoi ambasadori i Britanisë në Rusi, pas takimit që kisht me zv.ministrin e jashtëm të Rusisë Vladimir Titof. K.H/ tiranapost.al