• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Të gjitha TIP top

    Mos të të vijë keq, por këto janë gjyshet që vishen më bukur se ti


    Të gjithë flasin për modelet e reja, adoleshentet që monopolizojnë mediat sociale, por është një kategori tjetër që mund të ketë surpriza kur vjen puna te stili: femrat mbi 60 vjeç.

    Zonjat e vjetra mund të jenë më tip dhe të guximshme sesa koleget e tyre të reja. Edhe markat e vënë re këtë gjë, sidomos ato kushtuar bukurisë.

    Vetëm shikoni fushatat e fundit të reklamave që përfshijnë femrat e pjekura si Jessica Lange, Charlotte Rampling, Susan Sarandon ose italianen Sophia Loren.

    Ose edhe bota sociale dhe e internetit, duke nisur nga “Advanced Style”, e krijuar për t’i kushtuar rëndësi modeleve “të moshuara”.

    Disa shembuj? Përveç ikonës së stilit super të famshme Iris Apfel, 93 vjeçe dhe muzës së Miley Cirus, 88-vjeçares Baddie Winkle, gjeni më poshtë femrat në moshë që qëndrojnë të palëkundura për stilin e tyre, vetëbesimin dhe krenarinë e moshës.

    Me fjalë të tjera gjyshet tona mund të jenë thjesht më të veçanta se ne. Ndoshta do të na duhej t’i pyesnim për disa këshilla stili.

    Joyce Carpati
    Rita Ellis Hammer
    Lee Radziwill
    Joy Venturini Bianchi
    Linda Rodin

    Burimi Fashion World Magazine/ Tiranapost.al J.C.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690