• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Mos shkoni në Gjermani nëse nuk keni leje qëndrimi pune: Për azil, shanset zero


    Njerëzit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm nëse kanë leje qëndrimi pune. Rregullorja e Ballkanit e mundëson këtë. Shanset për azil janë gati zero. Dëbimet vazhdojnë edhe në shtator.

    Deutsche Welle ka publikuar një artikull ku i nxjerr shqiptarët ndër popullin ku dëbohen më shumë nga Gjermania, pasuar nga Italia, Gjeorgjia dhe Franca. Deutsche Welle publikon me shifra se sa janë dëbuar vetëm gjysmën e parë të vitit 2019, dhe rastin kur emigrantët kanë statusin ku për arsye ligjore ose praktike, dëbimi nuk kryhet dot.

    Në vijim të artikullit DW shkruan: 

    Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë. Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i dha në gusht kërkesës së bërë nga partia e Majta lidhur me dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar do të vazhdojnë edhe në shtator.

    Vendet kryesore ku dërgohen të dëbuarit janë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca. Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë.

    Ndërkohë këtë vit në kufirin gjerman janë kthyer ose nuk iu është lejuar hyrja në Gjermania 6.905 vetëve. Në kuadër të rregulloreve të Dublinit, Gjermania ka kthyer në këtë periudhë 4215 azilkërkues në vende të tjera të BE-së, sepse aty ata kanë shkelur për herë të parë tokën europiane.

    Në Gjermani ndodhen më shumë se 246.000 vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191.117 prej tyre kanë statusin e “duldung”-ut që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot. Ndërkohë këtë vit nga Gjermania u larguan vullnetarisht 6.786 vetë duke shfrytëzuar ndihmën e kthimit./ DW/ Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690