• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Mos po kthehet prapë moda me tangat sheshit?


    Sinqerisht, shpresojmë që jo, por të gjitha gjasat tregojnë se do të ndodhë shumë shpejt. Tendenca e fillimit të viteve 2000 për të treguar llastikun e tangave duke i vendosur ato mbi qemerin e pantallonave, duket se është përsëri në modë.

    Stili ikonik i Britney Spears tek “I am a Slave 4 U” me tangat sheshit u rishfaq së pari në Instagram, pastaj në tapetin e kuq.

    Që vitin e kaluar i dha shenjat e para mes postimeve të yjeve si Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian, por zyrtarizimi i kthimit të tendencës u bë disa muaj më parë.

    Në fillim me veshjen nga Hailey Bieber në Met Gala 2019, një fustan nga Alexander Wang me një hapje të thellë në pjesën e pasme dhe tre fijet tipike të tangave (pjesë e veshjes) në fund të shpinës.

    Pastaj në pasarelën e meshkujve Verës 2020 nga Versace, ku Bella Hadid parakaloi me një palë perizoma që dilnin nga pantallonat me bel të shkurtër./ Burimi Glamour/ Tiranapost.al