• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Mos përdor më GIF në WhatsApp, ja çfarë fshihet pas tyre


    Ka shumë njerëz që përdorin emoji dhe Gif-e kur chatojnë në WhatsApp me miq, të dashur e të tjerë. Por herë tjetër duhet ta shmangësh GIF-in, pasi ekspertët e sigurisë kanë zbuluar se hakerët qëndrojnë pas tyre dhe mund të fusin virus në telefon, e kjo do të thotë vjedhje e të dhënave.

    GIF- është ikona që lëviz, ku janë shpreh të ndryshme fytyre nga personazhe të ndryshëm, edhe të filmave vizatimore. Ekspertët thonë se hakerët kanë të fshehur një kod dhe në momentin që klikon një GIF kodi aktivizohet duke lënë hapësirën për viruset dhe më pas vjedhjen e paswordit, fotove dhe të dhëna të tjera private.

    Ky lloj rrengu teknologjik, u zbulua nga një ekspert i sigurisë me pseudonimin Awakened.

    Ai thotë se i ka paralajmëruar zyrtarët e WhatsApp-it disa kohë më parë dhe ata premtuan se do e rregullonin problemin. Për siguri, ata lëshuan edhe një njoftim ku iu kërkua përdoruesve të bënin azhurnimin më të fundit të WP-së, ( 2.19.244), për të qenë të mbrojtur. / Tiranapost.al. E.B

    BERLIN, GERMANY - DECEMBER 14: The Logo of instant messaging service WhatsApp is displayed on a smartphone on December 14, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]