Aktualitet

A mos ndoshta Elvana është shëndoshur pak si shumë?

Pas një viti të tërë lajmesh për Elvanën, për bashkëpunimet e Elvanës, për fustanin e Elvanës, për klipin e Elvanës, për jetën e re të Elvanës më në fund erdhi dita të shohim Elvanën me pushime, të qeshur, pa make up.

Besojmë e keni marrë vesh që këngëtarja ndodhet shumë pranë Shqipërisë, në Mykonos, me modelen Emina Çunmulaj (e cila po i bie pak kryq e tërthor Mesdheut me jaht), duke pirë shampanjë të shtrenjtë e duke bërë qejf.

elvanaaa

Dhe meqë kishim kohë pa parë një foto kaq bio të Elvanës ujë e sapun nuk mund të mos shohim se faqet e saj kanë dalë paksa nga kontrolli. Ajo ndodhet në plazh por nuk ka postuar foto me rroba banje që të mund të shihnim pak më qartë.

Por edhe kaq sa shohim, është e dukshme që bashkë me jetën e re në Amerikë Elvana ka përqafuar edhe stilin e amerikan me ca kile me shumë. Po fundja gjatë pushimeve lejohen të gjitha. Edhe ca mëkate me ushqimin.