• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Te gjitha TIP top

    Mos ndoshta e kemi ditur pak gabim se ç’do të thotë grua e ndershme?


    Sidomos këtej nga ne, ndershmëria e një gruaje është peshuar përherë e lidhur me një burrë dhe sigurisht janë pikërisht burrat ata që e vlerësojnë. Një burrë mund të jetë i ndershëm se nuk vjedh, nuk ua hedh të tjerëve ama një grua në pjesën më të madhe të rasteve e quajmë të ndershme vetëm nëse nuk tradhton burrin, ka pasur një ose mundësisht asnjë lidhje tjetër para martese apo ndonjë gjë të ngjashme me këto. Në fakt, janë të tjera cilësi ato që e bëjnë një grua të jetë e ndershme

    -Mbështet miqtë. Është përherë aty kudo dhe kurdo ata kanë nevojë. Ajo e di mirë vlerën e një miqësie dhe e mbron me çdo kusht.

    -Nuk flet pas krahëve. Ose ne shqiptarët kemi një shprehje akoma më të bukur “këtej të lan, andej të lyen”. Nuk do ishte kurrë ndershmëri kjo.

    -Jep mendime të sinqerta. Që mbase ndokujt edhe mund të mos i pëlqejnë por ajo i thotë ashtu siç i mendon, pra me ndershmëri.

    -Ndërton raporte solide. Mbase mund të kenë pak miqësi, por përkushtimin e kanë maksimal. Dhe dinë mirë ta mbrojnë një lidhje sentimentale.

    Dhe e fundit fare, është fat t’i takosh. Një grua të tillë është vërtet fat ta kesh pranë.

    Ky post u përshtat nga Marie Claire dhe është realizuar nga Alma Kristo.