• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Mos na rënçin për pjesë, por lidhjet problematike ca gjëra t’i mësojnë mirë


    Marrëdhëniet stresuese duhet të shmangen, por gjithsesi na mësojmë shumë mbi dashurinë. Dhe përvojën që marrim nga një marrëdhenie toksike mund ta vëmë në përdorim në një lidhje të re që krijojmë.

    Na mëson se deri ku janë kufijtë

    Bëhemi më të vëmendshëm ndaj sinjaleve të rrezikut. Për shembull, herën tjetër e shikojmë më me vëmendje marrëdhënien e tij me të tjerët, me kolegët, prindërit, nëse s`i ka punët mirë me askënd, s`do t`i ketë as me partneren, me shumë mundësi.

    Mësojmë se çfarë s`duhet të bëjmë

    Marrëdhëniet toksike na mësojnë se si të mos sillemi njësoj si ai. Bëhemi më të fortë, më të mirë, më të kujdesshëm. Dhe sigurisht mësojmë se kur ia vlen të mërzitemi. Gjërat e vogla, si harrimi i ditëlindjes ose një date tjetër të shënuar, mbase s`është aq gjë e keqe, se kemi parë edhe më keq.

    Njohim kufijtë tonë: sa durojmë

    Sepse vetëm kjo lloj marrëdhënieje toksike e teston durimin. Kështu njohim veten dhe zbulojmë deri ku mbajmë.

    Mësojmë se çfarë kërkojmë vërtet nga një partner

    Kështu për herën tjetër i kemi idetë më të qarta.

    Ndarja nuk do të thotë të heqësh dorë

    Mësojmë të largohemi dhe se të ikësh, të ndahesh, nuk do të thotë të dështosh. Thjesht mbyll një kapitull për të hapur një të ri.

    Bëhemi të vetëdijshëm për forcën që na karakterizon

    Për sa kohë duruam në marrëdhënie toksike, jemi të fortë. Dhe ndarja nga ky njeri na bën edhe më të fortë.

    Mësojmë se të jesh vetëm është me mirë se të jesh i palumtur

    Lidhja toksike na bind tërësisht se vetëm është më mirë se në shoqëri të keqe.

    *Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.