• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Mos më mbuloni gojën, jam me astmë! Gazeta turke zbardh audion e vrasjes së gazetarit Khashoggi: Kush mban përgjegjësi


    Jam me astmë, mos me mbuloni gojën! Këto ishin fjalët e fundit para se të vritej gazetari saudit Jamal Khashoggi. Gazeta turke Sabah ka publikuar artikullin për vrasjen që bëri bujë vitin e kaluar. Jamal Khashoggi u vra brenda ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi dhe misteri për ngjarjen vazhdon. Pati tensione mes Turqisë dhe Arabisë saudite, Erdogan në kohën kur ndodhi ngjarja akuzoi princin e Arabisë Saudite, pasi gazetari shpesh kishte shkruar artikuj ku kritikonte qeverinë dhe tregonte se u mbyllej goja njerëzve atje.

    Image result for Maher Abdulaziz Mutreb

    Gezeta turke pranë qeverisë, ka publikuar detare të reja, ndërto një regjistrim të bisedës së Khashoggit me disa sauditë të cilët dyshohet se ishin dërguar në ambasadën turke për ta vrarë. Sipas Sabah, audioja e siguruar me 2 tetor 2018 në konsullatën Saudite në Stamboll u sekuestrua nga agjencia e Inteligjencës turke, por edhe FBI-ja amerikane u përfshi në këtë çështje, ndonëse presidenti Trump nuk akuzoi askënd.

    Image result for Maher Abdulaziz Mutreb

    Nga të dhënat e audios dëgjohet Maher Abdulaziz Mutreb, ish officer i inteligjencës saudite dhe truprojë personale e Muhamed bin Salman duke I thënë Khashoggit se duhet të kthehet në Riad se ashtu ka dhënë urdhër Interpoli kundër tij, Gazetari kundërshton, duke thënë se nuk ka asnjë çështje lidhore kundër tij dhe se e fejuara e prej jashtë ambasadës.

    Në këto momente, Mutreb dhe një burrë tjetër i paidentifikuar e kanë marrë me forcë dhe i kanë thënë: Thuaj djalit mos u shqetëso nëse nuk dëgjon më prej meje. Por Khashoggi përgjigjet: Unë nuk do i them asgjë! Biseda sipas gazetës turke vazhdon: Mutreb: Na ndihmo dhe ti që në të të ndihmojmë. Se në fund të fundit do të të çojmë në Arabi Saudite. Nëse bën rezistencë nuk duhet se çfarë mund të të ndodhë.

    Më pas citohen fjalët e fundit të Khashoggit para se ti injektonin një lëndë e më pas humb vetëdijen. Mos ma mbuloni gojën. Jam me astme, mos e bëni, do të mbytem, ka thënë gazetari Khashoggi. Këto transkripte i ka edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, të zbardhura në një raport, e të dërguar nga autoritetet turke që në muajin qershor. Raporti pretendon se Arabia Saudite mban përgjegjësi për vrasjen dhe se mund të jetë vrarë me urdhër të vetë princit bin Salman.

    Vetë autoritetet saudite ofruan ndihmë, por versionet për ngjarjen u munduan të ndryshohen. Presioni ndërkombëtar u rrit së tepërmi me kalimin e ditëve, e më në fund, autoritetet saudite thanë se gazetari ishte vrarë nga disa zyrtarë mashtrues që e vranë brenda konsullatës.

    Deri tani 11 persona janë në procedim, por asnjë emër nuk është publikuar. Ndërsa princi 34 vjeç vijon i që të me mbështetjen e babait të tij , mbretit Salman i cili mohon çdo përfshirje në vrasje. Eshtrat e Khashoggit ende nuk janë gjetur. / The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

    Opinioni i fundit i Jamal Khashoggi: Perdja e hekurt e botës arabe dhe liria e shprehjes që media ka nevojë

    Vdekja e mistershme e gazetarit Khashoggi/ Kush tha se CIA ia vë gishtin Princit?

    U krye thuaj shefit! New York Times zbardh çfarë ka në audio që e lidh Princin me vrasjen e gazetarit Khashoggi

    The Economist: Kush po ia kyç gojën medias së lirë

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690