Showbiz

Mos mbaj më dietë! 10 sekrete që mos të shëndoshesh

Mos mbaj më dietë! 10 sekrete që mos të shëndoshesh

Të gjithë e kemi një shoqe që ha një akullore gjigante dhe nuk shëndoshet fare. Dhe kur dalim për drekë ajo nuk kënaqet me një sallatë, merr katër pjata dhe nuk ndihet fare në faj. Bëhu dhe ti si ajo, me disa sekrete.

f1

Jo çdo ditë është festë

f2

Brioshi që ta solli shoqja në zyrë, torta e ditëlindjes së mamit, dreka me shoqen e dikurshme… çdo ditë mund të jetë një rast për të ngrënë. Raciono. Ndaje brioshin përgjysmë. Ha drake, por mos prano biskotat e festës.

Fol kur ha

f3

Sipas një studimi të publikuar në “The Journal of clinical endocrinology & metabolism”, ata që hanë më ngadalë duke folur, prodhojnë më pak peptide YY, hormoni që redukton oreksin. Pra, shijojeni lazanjën, por mw shumë bisedën.

Mos humb kohë me dietikët

f4

Ushqimet që në etiketë shkruajnë “përmajtje yndyre e ulët” ose “përmbajtje e ulët kalorish” duken të mira, në teori. Problemi është se këto ushqime janë të përpunuara dhe kanë përmbajtje të lartë karboidratesh, që përkthehet në nivel të lartë glicemie në gjak e për pasojë rritje në peshë. Pasi heqin yndyrën, shtojnë kripë dhe sheqer.

Asnjë ushqim nuk është i keq

f5

Të thuash për tortën me mollë se është e mirë dhe për çokokremin se është i keq, ke gabuar. Sipas një studimi tw Universitetit të Torontos, nëse thoni se nuk mund ta hani një ushqim sepse ju shëndosh, do të fiksoheni edhe më shumë pas tij. Ha me masë dhe hiqe fjalën “e keqe” nga fjalori.

Bëj gjumin e bukurisë

f6

Kur ke shumë punë, e para gjë që lë pas dore është gjumi. Nëse do të mbash nën kontroll treguesin e masës trupore, gjumi ka shumë rëndësi. Mungesa e gjumit ka pasoja negative tek hormonet që përgjigjen për rritjen në peshë, që çojnë në lakminë për ushqime kalorike.

Mos u ndiej në faj

f7

Ke ngrënë një hamburger me patate të skuqura? Faleni veten dhe  premtojini që do jeni më të kujdesshëm. Të jesh tolerant me veten  sjell një gjendje më të mirë të treguesit të masës trupore. Një vetëvlerësim i ulët sjell shqetësime në të ushqyer. Duajeni veten dhe mos u ndjeni në faj.

Shmang çdo gjë që lexon 'diet' ose 'light'

f8

Kanë ëmbëlsues artificialë. Disa studime thonë se nuk ndikojnë në peshë e disa të tjera se sjellin rritje peshe, duke stimuluar urinë. Ekspertët thonë se këto pijet pa sheqer induktojnë në tru dëshirën për më shumë sheqer dhe shumë persona krijojnë varësi.

Eksperimento në kuzhinë

f9

Të hash shëndetshëm nuk është kurrë e mërzitshme, nëse i lezeton pjatat me erëza, të cilat i japin shije çdo pjate. Speci djegës ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Piperi i kuq është më mirë se gjalpi mbi brokoli. Gjoksi i pulës i pjekur është më i mirë me majdanoz, trumzë dhe hudhër pluhur.

Mos numëro kaloritë

10

Ka një ndryshim mes mënyrës si trupi përdor kaloritë nga ushqimi i dëmshëm dhe ato nga ushqimi i shëndetshëm. Të ngelesh peng i lojës “numëro kaloritë” do të thotë të privosh organizmin nga ushqime të pasura me kalori por edhe me nutrientë, si peshqit e yndyrshëm, avokadoja, vaji i ullirit dhe kokosit, arrat apo çokollata e zezë. Më mirë kombino shijet dhe vlerat.

Merr sheqer në mënyrë të zgjuar

f11

Sheqeri nuk të bën mirë. Trupi mund të tretë një sasi të caktuar, pjesa tjetër depozitohet si yndyrë. Por kjo nuk do të thotë të heqësh dorë tërësisht. Duhet të kuptosh çfarë të bën mirë e çfarë jo. Nëse ndien lodhje pasi ke ngrënë biskota, ndoshta organizmi yt nuk i toleron.