• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Mos i përdorni më këto fjalëkalime në adresa online, hakerat i kanë pikasur me kohë


    Pavarësisht politikave për më shumë siguri në platformat digjitale, hackerat janë ato që vazhdojnë të tentojnë, duke vjedhur passworde e deri në zbulim të kodit të kartave të bankave. Rezulton se në mediat sociale dhe në adresa gmaili janë disa fjalëkalime që mund të gjenden lehtësisht dhe anglezët janë ato që i përdorin më shumë.

    Sipas një studimi të realizuar nga qeveria britanike, zbulohet se përdoruesit e internetit nuk i kushtojnë dhe aq rëndësi privatësisë dhe çështjeve të sigurisë dhe kur dikush u vjedh passwordin fillojnë e ankohen.

    Më shumë se 42% e përdoruesve në internet humbasin para për shkak të hakerimeve dhe zbulimit të kodeve.
    Vetëm 15% nga 2500 të anketuar thonë se e shohin mirë kushtet dhe mundohen të sigurojnë sa më mirë një adresë të tyren, qoftë një account në ndonjë faqe blerjesh online. Ata thonë se mundohen të vendosin një password të vështirë për tu gjendur.

    Por cilat janë fjalëkalimet më të shpeshta jo vetëm në Angli por edhe në nivel global? Janë fjalëkalimet të tilla si ‘12345’ ‘123456789’ dhe ‘querty’ të cilat u identifikuan si më të shpeshtat në nivel globlal.

    Ndërkohë që fjala fjalëkalim dhe 1111111 gjithashtu futen në listën e fjalëkalimeve të para të vjedhura nga hakerat.  Emri më i zakonshëm që përdoret në fjalëkalim, rezulton të jetë Ashley, një emër që pasohet nga Michael, Daniel, Jessica dhe Charlie. Janë të rrallë emrat e shqiptarëve të shkruar Charlie ose Jessica, por Daniel është mjaft emër i përdorur në vendin tonë, pasi kështu shkruhet edhe në gjuhën shqip Daniel, me raste në vend të shkronjës i, vendosin shkronjën j. Kështu, fillo të mendosh më shumë për një password të fortë që të ruash sa më shumë privatësinë online./ Independent/ Tiranapost.al. E.B

    Fewer than half of those surveyed said they always used a strong, separate password for their main email account