Showbiz

Mos i beso Instagramit! Lori Hoxha flet për ankthin, por fotot tregojnë të kundërtën

Mos i beso Instagramit! Lori Hoxha flet për ankthin, por fotot

Jeta e Instagramit nuk është gjithmonë ajo e vërteta! Dhe askush nuk do ta merrte vesh nëse Lori Hoxha nuk do ta shkruante vetë, se si sot një vit më parë ajo ishte në një gjendje jo shumë të mirë psikologjike.

Ndërsa postoi në Instagram disa foto nga pushimet e vjetshme të fillim verës, ku shfaqet në vende e plazhe të ndryshme, vëmendjen e mori përshkrimi.

“Si kjo kohë vitin e kaluar – nuk postoja shumë, sepse po kaloja një kohë të vështirë me ankthin dhe panikun. Faleminderit Zotit për ndryshimin dhe rritjen”, shkruan Lori.

https://www.instagram.com/p/BynBe8tluUC/

Pavarësisht kësaj, në fotot e publikuara nga Lori do të shikoni një buzëqeshje, që është e kuruar në çdo detaje dhe se duket në super formë. Madje dhe në bio-n e saj të profilit të rrjetit social ka të shkruar: “Unë postoj vetëm budallallëqe, sepse askush nuk e pëlqen të vërtetën”.

Prandaj s’duhet të besojmë çdo gjë që shohim në Instagram!/ Tiranapost.al