• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Pyet Ajlën Të gjitha TIP top

    Mos hiqni kurrë dorë nga një ceremoni e tillë!


    Ju kanë ardhur në majë të hundës dasmat e mëdha, ku për hir të prindërve ftohen dhe njerëz që ju ndoshta nuk i keni takuar kurrë? Dhe mendoni e rimendoni faktin që nuk do bëni dasmë.

    Por më pas ju vjen dëshira që të paktën ta “fiksoni” atë moment, si një nga më të bukurit e jetës? 2-3 javë më parë, Irisi, shoqja ime prej 18 vitesh me rrëfen se do të martohet. Po nuk bëhej fjalë për një dasmë tradicionale, por për një ceremoni intime me pak njerëz dhe me detaje të vecanta. Dhe ju e dini, sa herë dëgjoj fjalën “detaje”, dicka më bën “tick” në tru. E vetmja gjë e sigurt ishte vendi se ku do të zhvillohej. Pikërisht në tarracën e Bashkisë Tiranë!

    Filluam duke shkëmbyer për ditë ide për dekorin, për tavolinën e ëmbëlsirave, për veshjen etj. Pinterest dhe Instagram ishin faqet që na ndihmuan më së shumti. Irisi nuk donte të ishte një nuse klasike. Nuk u vesh me fustan të bardhë, por na lajmeroi të gjithave se kishte zgjedhur ngjyrën bojëqielli në mente për veshjen e saj, ndaj ne duhet ti qëndronim larg asaj ngjyre :P.

    Një fustan mëndafshi i kuruar në detaj nga Znj. Tefta e TNcouture (e gjeni me të njëjtin emër në Instagram) na la të gjithëve gojëhapur. Ishte qëndra e vëmendjes së natës, ashtu sic duhet të ndodhte normalisht, pa anashkaluar dhe dhëndrin.

    Dekori ishte stil “rustic”,duke miksuar lule të thata me drurin. Është tendenca e këtyre 2 viteve të fundit.

    aj1

    aj2

    Ide pak a shumë të ngjashme i gjeni më poshtë:

    aj3

    aj4

    Zakonisht nëpër ceremoni të tilla vendosen disa rreshta me karrike për të ftuarit, të cilët në të shumtën e rasteve qëndrojnë gjatë gjithë kohës të ulur, pa pasur ndonjë interaktivitet me të ftuarit e tjerë. Bëhet pak e mërzitshme si situatë, ndaj zgjedhja e tavolinave të larta pa karrike ishte shumë e mirë. Mos bëni gabim të vishni tavolinat e larta me copë dhe fjongo, është shumë “old school”. Mund të vendosni ndonjë vazo të vogël me lule sipër, kuptohet të kombinuar dhe me ambjentin dhe stilin e ceremonisë

    aj5

    Ide të tjera të ngjashme për zbukurimin e tavolinave të larta mund të jenë:

    aj6

    aj7

    aj8

    Detaj tjetër që nuk duhet të mungojë në ceremonitë apo dasmat në ambjent të hapur janë llampat e vogla të varura që në momentin e perëndimit i dhanë një efekt komplet tjetër gjithë atmosferës. Për mendimin tim janë një “MUST”.

    aj9

    Ide të tjera të ngjashme si më poshtë:

    aj10

    aj11

    aj12

    Një tjetër element i rëndësishëm është tavolina e ëmbëlsirave. Një realizim perfekt në bashkëpunim me “Pastelitos cake boutique”.

    aj13

    aj14

    aj15

    aj16

    Nëse doni mund të shtoni dhe një tavoline me të kripura. Do e plotësonte të gjithë ceremoninë dhe festën.

    Dhe si përfundim për të gjithë të afërmit dhe miqtë pjësëmarrës në këtë gëzim, mos harroni t’u jepni dicka simbolike me vete, në shenjë mirënjohjeje.

    aj17

    Një zgjedhje perfekte në bashkëpunim me “ArtZone” e në harmoni të plotë me gjithë eventin. E cfarë do të ishte një festë pa një super fotograf , të cilit i kam “ vjedhur” gjithë fotot e publikuara më lart? Shpesh talenti është i lindur. Ky është rasti i Andi Allko-s (e gjeni me të njëjtin emër në Instagram apo facebook) i cili na emocionoi pafund me gjithë momentet e fiksuara nëpërmjet lentes së tij. Ende jo shumë i njohur por me një talent që spikat.

    Unë jam shumë e lumtur që e njoha, sepse në bashkëpunim me Andin kemi një projekt në javët në vazhdim që do e ndaj dhe me ju miq.

    Deri atëherë,

    Mirë u lexofshim,

    Ajla