Aktualitet

Mos harroni që këto rrugë janë të bllokuara sot

Sot është dita pa makina dhe në disa segmente rrugore do të ndalohet qarkullimi i automjeteve. Kjo nismë e Bashkisë së Tiranës ndërmerret me qëllim ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve si dhe uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

dita pa makina

Këto katër segmente shmangini sot, nëse nuk doni që të vonoheni për të mbërritur për atje ku ishit nisur.

  1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;
  2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;
  3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;
  4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”

Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit. Veç ndalimit të qarkullimit, siç njofton Bashkia e kryeqytetit, do të ketë edhe aktivitete në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm.

Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit./ E.D/ Copyright Tiranapost.al