Aktualitet

Mos i fshihni kurrë paratë në këto 8 vende

Njerëzit kanë shumë arsye pse nuk përdorin bankën për të ruajtur paratë. Shumë prej tyre zgjedhin ti mbajnë në shtëpi por sigurisht duke i fshehur. Por nëse i fsheh në 8 vendet që do ti listojmë më poshtë, ju keni dështuar dhe paratë tuaja do ti marrë dikush tjetër.

1- Mos i groposni paratë në kopësht. Nuk është ide e mirë për tre arsye sepse komshiu do tju shohë pavarësisht se në çfarë ore shkoni ti groposni. Nëse keni qen, ai ka dëshirë të gërmojë dhe do tju nxjerrë qesen me para. Apo nëse bie shi paratë tuaja do dalin në sipërfaqe.

2- Poshtë dyshekut. Mos mendo se është vendi më i mirë vetëm sepse ti flen sipër tyre. Sapo të largoheni është vendi i parë që njerëzit e shtëpisë do të kërkojnë apo mamaja do tju ndërrojë çarçafët dhe Voila..

3- Në qeset e rrobave kur bën shooping. Ka shumë hajdutë që jua marrin qesen pa e kuptuar. Dhe nëse ti ke futur paratë aty do jetë një surprize e këndshme përtë.

4- Mos fusni para në kuleta të vjetra apo në në çanta të vjetra. Edhe nëse ti nuk i përdor më, nuk janë një vend ideal për ti fshehur. Imagjinoni nëse mamaja apo motra e merr dhe e hedh çantën në plehra me idenë për tju blerë një të re.

5- Në koshat e rrobave. Ju mendoni se është ide e mirë të fshihni rrobat në koshin e rrobave të palarë me idenë që askush nuk i prek, por hajdutët nuk mendojnë kështu, e shohin is objektin ideal ku ata e vjedhin duke menduar se nuk do bien në sy.

6- Poshtë kornizave të një pikture. Është klasike por imagjinoni nëse një lëkundje e hedh atë poshtë, do jetë një surprizë për personin që do ndodhet aty në atë moment.

7- Në kuti apo kasaforta të vogla. Nëse dikush kërkon të vjedhë para nuk do tja dijë nëse është kasafortë. E sheh si objekt të vogël dhe e merr menjëherë.

8- Mos fusni para në dollapë apo sirtarë. Fëmijët kanë shumë dëshirë të luajnë dhe të gërmojnë mes gjërave. Nëse ata futen në dhomën tuaj është e sigurt që diçka do gjejnë.