Aktualitet

Mos e shit partnerin dhe mos shko në shtrat me nerva. Këshilla nga çifti që sot feston Shën Valentinin e 60-të

Barbara Keeling është gruaja që zbulon sekretet për një martesë të gjatë e të lumtur, dhe fakti që po feston Shën Valentinin e 60-të na bën ti kushtojmë vëmendje.  83 vjeçaria e martuar me Berry-n 84 vjeç  ka treguar se gjithmonë kanë dalë nëpër shëtitje, të paktën një herë në javë, darkat nuk kanë munguar dhe asnjëherë nuk janë zënë. Ajo thotë se sa herë kanë pasur kundërshtime, e kanë dëgjuar njërit tjetrin dhe thjesht kanë dhënë mendimet e tyre.

Për të Shën Valentini është një ditë e veçantë, jo se nuk dashurojnë çdo ditë tjetër të vitit, por sipas saj është ditë speciale sepse do të thotë edhe një vit tjetër plot dashuri.  Çifti  u takua në një klub takimesh sociale në Birmingham të Britanisë në vitin 1958 dhe Berry, i cili ra në dashuri me shikim të parë me Barbara-n, i propozoi për martesë një vit më vonë.

Çifti tashmë jeton në azilin e Bupas, Ardenlea Grove, Solihull ku do festojnë edhe Ditën e Shën Valentinit, në vitin e 60-të.  Nga dashuria e tyre lindën dy fëmijë, Alison, 56 vjeçe dhe Helen, 54 vjeç. Ata gjithashtu kanë dy nipër dhe dy mbesa. Barry dhe Barbara  eksploruan botën së bashku, duke shkuar në udhëtime në Australi, Afrikë e Jugut, Kinë etj dhe gjithmonë flasin për udhëtimet e tyre që ti m bajnë kujtime e gjalla.  Ja këshillat që na jep Barbara:

Kalo kohë me burrin, por mos lër pas dorë as miqtë dhe as familjen.

Qëndroji pranë partnerit në momentet më të vështira.

Kujto gjithmonë momentet që jeni takuar dhe puthjen e parë. Bëni dhurata çdo Shën Valentin.

Dilni shëtitje të paktën një herë në javë, vetëm ju të dy, pa makina. Bëni plane për darka dhe bëni surpriza.  Mos e ofendo partnerin edhe nëse ka një argument të gabuar dhe ju kundërshton fort.

Asnjëherë mos shko në shtrat pa e zgjidhur konfliktin me burrin. Mbështesni interesat e njëri-tjetrit, mos i hidhni poshtë para të tjerëve.  Jini të durueshëm  të kuptoni se sa ju do partneri. Tiranapost.al E.B

Image result for Barbara and Barry Keeling