Aktualitet

Mos dilni pa çadër, pasditja do të ketë shi

Moti mbetet me kthjellime vranësira kalimtare deri pas mesditës kur sërish vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra në zonat malore por shira të izoluar në zonat e ulëta ndërsa bregdeti Qendror dhe Jugor paraqiten kryesisht pa shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumin mbi 32°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzim 2-3 ballë./Tiranapost.al