• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Shëndet Të gjitha

    Mos beso gjithçka që sheh online dhe disa këshilla që luftojnë ndjenjën e pasigurisë


    Pasiguria është më e errët dhe më e frikshme se vetë nata. Ajo mund ta bëjë jetën e njeriut të vështirë, sidomos nëse lihet të pushtojë qënien tuaj pa kurrfarë kufizimi. Pasiguria nxit një sërë situatash të vështira siç është stresi, izolimi social por edhe ankthi. T’i shpëtosh pasigurive nuk është diçka që bëhet sa hap e mbyll sytë, por as edhe një mision i pamundur.

    Mënyrat më të mira për t’i shpëtuar pasigurisë dhe për të fituar besimin në vetvete do t’i mësoni në Tiranapost.

    Mos Beso Gjithçka Që Sheh Online

    Rrjetet sociale ofrojnë një realitet tepër të bukur për të qenë të vërtetë që dashje pa dashje nxjerr në pah pasiguritë tona. Nëse filani apo filanja kanë një jetë më të bukur, trup më të dobët apo pushojnë në vende ekzotike, kjo nuk duhet t’ju bëjë ju të pasigurt. . E një shprehje e huaj thotë se nëse diçka është tepër e bukur për të qenë e vërtetë, atëherë ashtu duhet të jetë.

    Sillu Mirë Me Veten

    Një nga këshillat më të mira që japin ekspertët është që të silleni mirë me veten. Njeriu duhet të përvetësojë një qasje më të shëndetshme e me nota humori ndaj vetes. Thuajini vetes që nuk keni nevojë për aprovimin dhe pranimin nga të tjerët, e mbi të gjitha besojeni këtë.

    Mos Lini Dështimet T’ju Përkufizojnë

    Dyshimi ndaj vetes është një farë që rritet në një gëmushë të rrezikshme për njeriun. Dyshimi ushqehet nga problemet në të kaluarën apo edhe dështimet që keni pësuar. Thuajani vetes që e shkuara nuk ka përse t’ju përkufizojë si njeri. Ti je i zoti i vetes tënde, jo ajo që ke bërë në të shkuarën.

    Mundohuni Të Zbuloni Rrënjën e Problemit

    Asnjë njeri nuk vjen në këtë botë duke u ndier i pasigurt në vete. Mundohuni të analizoni jetën tuaj dhe të zbuloni eksperiencën apo përjetimin që i ka dhënë jetë pasigurive. Mund të jetë diçka që ka ndodhur në fëmijëri ose më vonë. Kur të mësoni rrënjën e problemit do ta keni më të lehtë të eliminoni pasiguritë.

    Ndani Realitetin Nga Iluzioni

    Mos harro, nuk je e vetmja në këtë botë. Të gjithë vuajnë nga pasiguritë, madje edhe njerëzit e famshëm që pozojnë aq bukur me foto të modifikuara në Instagram. Pasiguria nuk është ekskluzivitet i yti dhe kur ta pranosh këtë nuk do të ndihesh aq vetëm.

    Mos Reago

    Kur ti reagon ndaj një pasigurie të caktuar, i jep asaj pushtetin. Duhet të mësosh si t’i përgjigjesh një pasigurie që kontrolli të mbetet tek ty. Sekreti i përballjes qëndron tek neutralizimi i reagimeve të nxituara.

    Pasiguritë mund të shuhen. Është thjesht çështje kohe por edhe vullneti./ Copyright/ Tiranapost.al. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post