Aktualitet

Mos bëni më dashuri në pishinë

Për disa prej jush, marrëdhëniet seksuale në pishinë është ndoshta në listën tuaj pasi e mendoni si një aventurë emocionuese por ka disa gjëra që ju nuk i dini. Për ata që e kanë bërë më parë nuk duhet ta bëjnë më për disa arsye të forta.  Dhe jo vetëm në pishinë por edhe në vaskë me ujë shumë të ngrohtë.

1- Uji nuk është një lubrifikant i mirë.

Mund të ketë ujë, por kjo nuk do ishte ide e mirë sepse uji nuk mund të jetë një lubrifikant. Uji tenton të largojë çdo lloj lubrifikimi natyral dhe fërkimi do të rezultojë i dhimbshëm.

2- Rritja e rrezikut të shtatzënisë.

Duke kryer marrëdhënie nën ujë në fakt rrit rrezikun për një shtatzëni aksidentale për shkak se prezervativët nuk mund të kryejnë mirë fuksionin nën ujë, madje mund të hiqen pa u kuptuar.

3- Kimikatet e pishinave mund të shkaktojnë infeksione.

Prania e klorit dhe produkteve të tjera të pastrimit të përdorura në pishina mund të prishin ekuilibrin e baktereve të mira të organit gjenital të femrës, dhe kjo do të sillte inflamacione dhe infeksion.

Gjinekologia Vanessa Mackay  ka thënë për Metro Online se nëse një grua kryen marrëdhënie seksuale në pishinë ka gjasa të infektohet nga prania e kimikateve dhe sjell irritim të organit.

Sipas studimit të kohëve të fundit në Universitetin e Albertës, një pishinë mesatare përmban rreth 10 litra urinë të njerëzve të tjerë. Kështu, bëni më mirë seks në dhomën e gjumit.

4- Kjo nuk është aq joshëse sa duket. Pishina gjithashtu ka sipërfaqe të rrëshqitshme dhe në kulmin e kënaqësisë mund të lëndoheni.

Konkluzioni? Seksi dhe uji thjesht nuk mund të përzihen kështu që është më mirë për ti rezistuar tundimit të marrëdhënieve në ujë këtë verë.

Not only can you still get pregnant while having sex underwater, but condoms are more likely to slip off because of the lack of natural lubricant