Te gjitha Tech

Mos më bëj block në Story. Thjesht zgjidh komandën e re të Instagram


Të reja vijnë nga Instagram. Duke qenë aplikacioni më i përdorur për foto dhe video, shpesh sjell risi dhe përditësime.  Së fundmi, nuk do kesh më nevojë të bllokosh njerëz që mos të të shohin një story që hedh. Do jetë në dispozicion komanda Close friends, miq të afërt ose të ngushtë të cilët i selekton dhe vetëm ata ta shohin storyn. Gjithmonë në rast se do të hedhësh diçka që nuk do ta shohin të tjerët. Më parë ka qenë komanda Block, por nëse ke listë të gjatë ndjekësish, do duhet kohë deri sa të bësh selektimet e të hedhësh./ Tiranapost.al.