Aktualitet Politikë Te gjitha

Monika Kryemadhi: Tani e kuptoj ku shkojnë paratë!


Këtë mbrëmje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një status në facebook ku përmes një gjuhe të ashpër i drejtohet Ramës, të cilit i kërkon që të dëmshpërblejë banorët te Unaza e Re. Ajo shkruan se këta banorë i dhanë vlerë tokës aty, ndaj dhe duhen dëmshpërblyer.

Lexoni të plotë statusin e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Tani e kuptoj ku shkojnë paratë!

E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!

Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.

ATA i dhane vlere tokës aty!

Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Turp, mos u ngopsh!/Tiranapost.al