Aktualitet

Monika Kryemadhi nis të bëjë opozitë por vetëm në facebook

Që ditën e parë pas marrjes së postit të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ka nisur të bëjë opozitë.

Ajo u drejtohet qytetarëve duke u thënë se edhe pse politika po ftohet, moti do i nxehë ditët në vazhdim.

Zonja Kryemadhi u thotë qytetarëve se LSI si opozitë do të jetë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.

Monika Kryemadhi u propozua nga Petrit Vasili (i cili dje dha dorëheqjen nga kreu i LSI) për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dhe ajo menjëherë ka nisur nga detyra e saj si kryetare e 'opozitës së vërtetë' siç tha Vasili pas zgjedhjeve.

Ja statusi i plotë i Monika Kryemadhit.

Mirëmengjes miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona.

Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja.

Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin. Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.

#ForceePareForceePapare./ Copyright Tiranapost.al