Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe thirrja që tregon se LSI po bëhet gati për t'u futur në zgjedhje

Monika Kryemadhi dhe thirrja që tregon se LSI po bëhet gati për

Edhe pse thonë se kanë marrë vendim për të mos u futur në zgjedhje, opozita prej disa ditësh po shpalos programin e saj elektoral. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se LSI po punon për një program për mbështetjen e fermerëve, lëvizje që tregon se po bëhet gati për t’u futur në zgjedhje.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi:

Sot si nënë, si grua si shqiptare dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve; konsumoni produktet tona të mrekullueshme, të mbjella e kultivuara nga vëllezërit tanë. Djersa e tyre, e jona, duhet respektuar e trajtuar me dashuri. LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët më shumë kohë dhe para harxhonin për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet. LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët, ashtu siç e hoqi për peshkimin kur drejtonte

Ministrinë e Bujqësisë. Duhet të ndihmojmë dhe të çlirojmë fermerët nga këto taksa te larta që po i marrin frymën.Gjithashtu do paraqesin një paketë ligjore ne mbrojtje të prodhimeve të fermerëve dhe blegtorëve shqiptare, që asnjë spekulator të mos guxojë më të nëpërkëmbë emrin, sakrificën, punën e mijëra fermerëve për “fitime” aspak të lidhshme. Forca e shtetit do veproje mbi këta spekulatorë, jo si sot ndaj qytetarëve të lirë. LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur./Tiranapost/A.C

View this post on Instagram

Sot si nënë, si grua si shqiptare dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve; konsumoni produktet tona të mrekullueshme, të mbjella e kultivuara nga vëllezërit tanë. Djersa e tyre, e jona, duhet respektuar e trajtuar me dashuri. LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët më shumë kohë dhe para harxhonin për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet. LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët, ashtu siç e hoqi për peshkimin kur drejtonte Ministrinë e Bujqësisë. Duhet të ndihmojmë dhe të çlirojmë fermerët nga këto taksa te larta që po i marrin frymën. Gjithashtu do paraqesin një paketë ligjore ne mbrojtje të prodhimeve të fermerëve dhe blegtorëve shqiptare, që asnjë spekulator të mos guxojë më të nëpërkëmbë emrin, sakrificën, punën e mijëra fermerëve për “fitime” aspak të lidhshme. Forca e shtetit do veproje mbi këta spekulatorë, jo si sot ndaj qytetarëve të lirë. LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur. Të plotë opinionin tim e gjeni në mediat online. #ShqipëriaShtëpiaJuaj?

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi) on