• Shqip
  • English
  • E diel, 16 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Foto Galeri Lifestyle Revista Rozë Showbiz TIP top

    Monica Bellucci: U detyrohem gjithçka burrave. Ja fotot seksi të divës italiane!


    Janë të shumtë burrat që kanë qenë pjesë e jetës së saj. Për aktoren Monika Belluccin ata kanë qenë gjithmonë të rëndësishëm.  Në një rrëfim për revistën “GQ”, Bellucci është shprehur se ajo nuk ka qëndruar asnjëherë vetëm dhe pa asnjë burrë në krah, që në moshën 14-vjeçare. “Kam qenë gjithnjë e lidhur. Që nga mosha 14 vjeç e deri sot kam kaluar nga një mashkull te tjetri. Janë historitë e gjata ato që të bëjnë të kuptosh më mirë se kush je”, – shprehet aktorja e bukur italiane. “U detyrohem gjithçka burrave. Duhet t’u shtroj një tapet të kuq. Më kanë dashur shumë!” – vijon ajo. Bellucci nuk harron të theksojë se megjithatë, babai i dy fëmijëve të saj, Vincent Cassel, mbetet burri më i rëndësishëm për të, edhe pse jo i vetmi që kujton me dashamirësi. Tashmë beqare dhe në moshën 52 vjeçare, bukuroshja italiane shpjegon se raporti i saj me seksin ka ndryshuar. “Seksi është shumë i rëndësishëm, por vetëm i ndërthurur me dashurinë”, thotë mes të tjerave ajo. Më poshtë ne po ju sjellim dhe fotot që Bellucci ka realizuar për revistën italiane “GQ”.