Aktualitet

Monica Bellucci tërhiqet nga Sanremo

Monica Bellucci tërhiqet nga Sanremo

Monica Bellucci nuk do jetë një nga 10 prezantueset e Sanremos, siç ishte konfirmuar ditët e fundit nga producenti Amadeus Sebastiani. Vetë Belluci ka treguar në një konferencë se nuk ka rënë dakord me Amadeus në disa pika, por nuk ka sqaruar nëse dorëheqja e saj ka lidhje me deklaratën e tij për përzgjedhjen e tyre si gra të bukura.

"Unë dhe Amadeus jemi takuar disa muaj më parë për të diskutuar rreth një projekti që do bënim bashkë. Në fakt, për arsye të rëndësishme nuk arritëm në një përfundim të përbashkët. Uroj që të realizohet një festival sa më i bukur për të dhe gjithë ekipin e tij dhe le të shpresojmë për një tjetër mundësi në të ardhmen", kështu që festivali i mbetur me 9 prezantuese e ka një vend të lirë.

*Ky post u përshtat nga repubblica dhe u realizua nga Fabjola Hije

http://www.tiranapost.al/ne-itali-kryqezohet-nga-mediat-per-nje-deklarate-producenti-artistik-i-sanremos/