• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Monica Bellucci: Jam tradhtuar dhe kam tradhtuar. Jam përdorur edhe si trofe


    ‘Flas si një grua që kam tradhtuar dhe jam tradhtuar, si grua që kam dashuruar dhe jam dashuruar, por edhe si grua që është përdorur si trofe’.

    Monica Bellucci ka treguar një anë të panjohur për veten në një intervistë për Corriere della Sera. Ka folur për raportet me anën e saj të brendshme, me dashuritë e vjetra dhe vajzat e saj. Dhe për problemet e besnikërisë: “Besoj se është një dilemë e madhe të menaxhosh zemrën dhe seksualitetin.”

    ‘Kam marrë pjesë në një film të Gaspar Noe, me të cilin kam punuar për ‘Irreversible’, të cilin mund ta quajmë film porno, por edhe në një film për dashurinë dhe vështirësitë për të menaxhuar ndjenjat për dikë dhe dëshirat seksuale ndaj të tjerëve nga ana tjetër. Impulset seksuale mund të çojnë në dëshira që janë ndonjëherë në kundërshtim me dashurinë për një person tjetër dhe kjo s’ka të bëjë me respektin. Nuk është gjithmonë e lehtë të pajtohesh me këtë.”

    Në vitin 2004 lindi vajza e madhe Deva dhe në vitin 2010 Leonie; të dyja me ish-bashkëshortin Vincent Cassel. “Sigurisht që vajzat e mia e dinë kush jam dhe ç’punë bëj. Por shpresoj që për to të jem një nënë dhe jo një imazh. Për mua ato vijnë para gjithçkaje dhe këtë e dinë. Më pëlqen t’i marr nga shkolla, t’i shoqëroj në mëngjes, të bëjmë detyrat bashkë, t’i shoqëroj në shtrat. Në shtëpi flasim italisht, në Londër Anglisht, varet nga konteksti. Njohin 5 gjuhë. Sigurisht që gatuaj për to. Janë të vetmet që besojnë se jam një amvisë e mirë. Përgatis makarona, mish, gjëra të thjeshta. Pika ime e fortë është tiramisuja, e përgatis me biskota savoiardi. Por nëse duhet të organizoj një darkë me miqtë në shtëpi, thërras dikë të më ndihmoj ose porosis gjithçka nga jashtë.”
    Monica gjithashtu ka dashur të saktësojë se nuk futet tek mamatë e repta. “Jam e vendosur dhe e gatshme të flas për gjithçka. Kohët e fundit për shembull, Deva donte të bënte një udhëtim dhe unë i shpjegova se nuk më dukej e arsyeshme që në moshën 12-vjeçare të nisej për dikun, në rrethana që nuk i njihte. E njëjta gjë nëse më kërkon të flejë në shtëpinë e nj shoqeje: Dua të njoh më parë prindërit.” Për të ardhmen e tyre kam shpresa të mëdha: “E rëndësishme është të zbulojnë diçka të cilën e kanë pasion. Undë do t’i ndihmoj dhe do t’i mbështes: nëse më thonë se duan të kërcejnë, të studiojnë kanto ose një instrument muzikor, do të hapja krahët pa i dekurajuar kurrë.”

    /Pershtatin nga HuffingtonPost Italia/O.Zh/Tiranapost.al/